Ambasadori i Shteteve të Bashkura të Amerikës, Jeff Hovenier pasditen e sotme ka takuar ushtarët ukrainas, të cilët qëndrojnë në Kosovë, shkruan KosovaPost.
Hovenier ka njoftuar se në takim ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për familjet ukrainase përballë agresionit të Rusisë.
“Shpreh mbështetjen e SHBA-së për ta dhe familjet e tyre përballë agresionit të Rusisë. Së bashku me partnerët tanë të Quint, BE dhe NATO, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën”, thotë ai në Twitter.
Ndryshe, sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë filluar mëngjesin e së enjtes. /KosovaPost/