Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, shprehet të jetë i nderuar me pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Washginton, në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares Madeleine Albright.
Siç, shkruan në llogarinë e tij Twitër, kjo pjesmarrje e Kurtit dhe Osmanit në homazhe e varrim, vlerësim i kontributit të Albraright për lirinë dhe pavarësin e Kosovës.
”I nderuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministër Albin Kurti, me praninë e tyre në funeralin e djeshëm, teksa ata bënë homazhe për Madeleine Albright, për kontributet e saj të shumta për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, shprehet Hovenier, ndërsa ka rishpërndarë në twitter reagimin e presidentes Osmani nga prezenca e saj në ceremoninë e varrimit të Albright.
Honored by President @VjosaOsmaniPRKS & Prime Minister @albinkurti's presence at yesterday's funeral as they paid tribute to @madeleine Albright & her many contributions to Kosovo's freedom, independence & sovereignty. https://t.co/jq2uJnSAon
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 28, 2022