Ambasadori amerikan në NATO: Jemi plotësisht të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive, por Aleanca duhet të përshtatet

Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, ka marrë pjesë në Samitin e Mbrojtjes dhe Hapësirës, të Euronews 2026.

Ai ka bërë të ditur se aty, është diskutuar për gatishmërinë, qëndrueshmërinë dhe konkurrencën strategjike, ku ai përcolli mesazhin se SHBA’të mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj mbrojtjes kolektive të NATO-s.

‘’Ishte kënaqësi të diskutoja për gatishmërinë, qëndrueshmërinë dhe konkurrencën strategjike në Samitin e Mbrojtjes dhe Hapësirës të @euronews 2026.

Mesazhi im ishte i qartë: Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj mbrojtjes kolektive të NATO-s. Por NATO duhet të përshtatet. @POTUS po i bën thirrje Aleancës që të fokusohet te investimet, kapacitetet dhe paqja përmes forcës’’, ka shkruar ai.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish