Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, tha se përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë.
Diplomati amerikan theksoi se nuk është sekret se Qeveria e SHBA-së ka disa shqetësime politike të cilat i ka bërë Qeveria Kurti.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Hovenier nga Gjakove ka folur për ligjet që janë miratuar së fundi nga Kuvendi i Kosovës, duke përfshirë edhe Ligjin për KPM-në dhe KPK-në, raporton RTKlive.
Ai tha se qeveria amerikanë këshillon Kosovën që ligjet që miratohen nga Kuvendi i Kosovës të jenë në përputhje me normat evropiane.
“Kosova duhet të jetë anëtarë e organizatave ndërkombëtare, BE, KiE, NATO, organizata të tjera”, tha ai sot gjatë vizitës që i ka bërë Gjakovës.