Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Sqaron KQZ-ja: Sot vendoset për datën e tërheqjes së shortit për renditjen e partive

    Sqaron KQZ-ja: Sot vendoset për datën e tërheqjes së shortit për renditjen e partive

    Gazetari nga Zvicra, Nefail Maliqi, i reagon ashpër Baton Haxhiut: “Mos e përlyej Ramushin!”

    Gazetari nga Zvicra, Nefail Maliqi, i reagon ashpër Baton Haxhiut: “Mos e përlyej Ramushin!”

    ​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

    ​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

    Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

    Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

    24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

    24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

    Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

    Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

    Kryetarët e Listës Serbe pasi rimarrin pushtetin në veri i raportojnë Petkoviqit në Rashkë

    Kryetarët e Listës Serbe pasi rimarrin pushtetin në veri i raportojnë Petkoviqit në Rashkë

    Oficerja e FSK-së Lirijona Bajraktari triumfon në Abu Dhabi

    Oficerja e FSK-së Lirijona Bajraktari triumfon në Abu Dhabi

    Prishtina e Mitrovica ndër komunat që po prijnë me numrin e votuesve

    Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetorit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Analistët: Kosova ta rimendojë strategjinë me aleatë

04 Qershor 2024, 10:02
në Kryesore, Lajme
Analistët: Kosova ta rimendojë strategjinë me aleatë
Share on FacebookShare on Twitter

Dështimi i Kosovës së fundmi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, sipas analistëve, nxjerr në pah një situatë të brishtë për konsolidimin e saj ndërkombëtar

Mungesa e mbështetjes për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës është shembulli i fundit i vështirësive dhe paqartësive që rrethojnë konsolidimin e pozitës së Kosovës në komunitetin ndërkombëtar si dhe marrëdhëniet me aleatët e saj.

Njohësit e zhvillimeve në Kosovë i thanë Zërit të Amerikës se Kosova dhe aleatët e saj duhet të rishqyrtojnë strategjinë aktuale, e cila përqendrohet në dialogun dhe marrëveshjet që dalin nga ai.

Eksperti nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare pranë Universitetit Johns Hopkins, Edward P. Joseph thotë se udhëheqësit e Kosovës duhet të heqin dorë nga politikat përçarëse me bashkësinë ndërkombëtare dhe komunitetin serb në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës duhet të përqendrohet në mbrojtjen e interesave strategjike të Kosovës, në avancimin e tyre, dhe jo te disa interesa politike që përçajnë dhe polarizojnë shoqërinë dhe krijojnë një klimë populiste, duke përkeqësuar marrëdhëniet me serbët e Kosovës dhe shtuar tensionet me ta. Është qasje plotësisht e gabuar. Çështja e dinarit ishte një gabim trashanik. Fiasko e plotë. Ka edhe veprime tjera provokuese…dhe duhet të marrin fund. Këshilli i Evropës është një mundësi e rëndësishme dhe Kosova nuk duhet ta humbasë atë”, thotë zoti Joseph.

Ai vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në pikën më të ulët dhe se nuk është në interesin e Kosovës t’i trajtojë me shkujdes marrëdhëniet e saj me aleatët kryesorë.

“Kjo është pika më e ulët në marrëdhëniet (ndërmjet dy vendeve). Unë kam qenë i angazhuar në Ballkan që nga viti 1999, kur menaxhoja kampet e refugjatëve në Stankovec… Kemi punuar shumë dhe e dimë sa e vështirë ishte. Marrëdhëniet SHBA-Kosovë nuk janë vetëm marrëdhënie teknike politike, janë një lidhje e thellë që vazhdon të ketë pasoja politike. Putini dhe Xi Jinping-u ende flasin për vitin 1999 dhe ndërhyrjen e NATO-s, nuk e kanë harruar. Ishte një hap i madh që Shtetet e Bashkuara bënë për të ndërhyrë. Dhe të shohësh këto marrëdhënie të trajtohen në një formë kaq të shkujdeshme për të fituar ca pikë se gjoja nuk kemi më nevojë t’i dëgjojmë Shtetet e Bashkuara. Përse? SHBA nuk janë diktator i tipit të Rusisë që po mundohet të minojë sovranitetin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara janë përkrahëse të Kosovës. Nuk është në interesin e Kosovës. Në këtë botë të ndërlikuar dhe të rrezikshme, Kosovës i duhen miq të fuqishëm dhe ata duhet respektuar”, thotë zoti Joseph.

Ndihmës Profesori Kushtrim Istrefi nga Universiteti i Utrehtit, i cili në baza vullnetare ka ndihmuar së fundmi Qeverinë e Kosovës në përpjekjet për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, thotë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme për mësimet e dala nga ky proces. Ai thotë se shtetet e Kuintit nuk janë më të unifikuara në qasjen e tyre ndaj Kosovës dhe se po vënë një theks të madh te dialogu me Serbinë, duke u shndërruar, siç thotë ai, “në palë neutrale në proceset e përkrahjes së Kosovës.”

“Për këtë duhet një reflektim më i gjerë, sepse mendoj se përkrahja e Kuinitit është reduktuar në përkrahje të dialogut dhe jo në misionin e tij më të gjerë, atë të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, deklaron zoti Istrefi

Zoti Joseph thotë se anëtarësimi në NATO duhet të jetë synimi kryesor i Kosovë dhe për të zbutur qëndrimet e Greqisë, Sllovakisë, Spanjës dhe Rumanisë, katër shteteve anëtare të NATO-s që nuk e njohin pavarësinë saj, ai thotë se Kosova duhet të përmbushë detyrimet e veta.

Kosovës, sipas tij, i duhet që përmes “disa veprimeve rreth asociacionit të krijojë një kontekst, një platformë në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të lobojnë tek shtetet që nuk e njohin Kosovën.” Vende si Greqia, shton ai, duan “një atmosfere pozitive brenda Kosovës në raport me serbët e Kosovës” për të lëvizur drejt njohjes.

“Qeveria dhe Kryeministri Kurti kanë rastin t’u tregojë të gjithëve, jo përmes fjalëve, por përmes veprave, se banorët serbë konsiderohen si qytetarë të Kosovës, të cilët kanë shqetësime legjitime… Njëri prej hapave kryesorë dhe shumë të thjeshtë është të bashkëpunosh me ta, t’i kthesh serbët e Kosovës në radhët e Policisë së Kosovës. Ky do të ishte një hap i madh prej të cilit do të përfitonin të gjithë. Të gjithë përveç Aleksandar Vuçiqit”, thotë zoti Joseph.

Zoti Joseph thotë se Kosova dhe aleatët e saj duhet të përqëndrohen në krijimin e një rruge për anëtarësimin e Kosovës në NATO si zgjidhje të përhershme të tensioneve me Serbinë.

“Rusia dhe Kina nuk do të mund të ndikonin më te Serbia dhe nuk do të kishte bllokadë… Do të ndryshonte plotësisht dinamika, do të ndryshonte situata brenda Serbisë, sepse ajo nuk do të mund ta shfrytëzonte Kosovën për të destabilizuar rajonin”, shton ai.

I pyetur për refuzimin e qeverisë së Kosovës për të hedhur hapa konkretë në procesin e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, përsa kohë Beogradi nuk zbaton detyrimet që dalin nga Marrëveshja për Normalizim e arritur në Ohër, zoti Joseph thotë se ekziston një “mungesë baraspeshe” sepse pozitat e të dyja vendeve janë e ndryshme, Serbia si shtet i konsoliduar dhe Kosova që ende bën përpjekje për të fituar njohje nga shtetet evropiane.

“Të jemi konkretë. Qeveria e Kosovës duhet ta dërgojë projekt-statutin e hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga BE-ja dhe vendet e Kuintit në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk do të thotë se duhet ta zbatojë apo të pajtohet me të. Është thjesht proces përmes të cilit bën një ushtrim te sovraniteti duke ia lënë Gjykatës Kushtetuese ta shqyrtojë , jo qeverisë… Respektimi i sovranitetit dhe autoritetit të Kosovës është që të zbatohet Kushtetuta dhe t’i lejohet Gjykatës Kushtetuese të vendosë… Duhet parë interesi strategjik i Kosovës dhe ai është anëtarësimi në Këshillin e Evropës… Eshte një mundësi që nuk duhet humbur”, thotë zoto Joseph.

Por, sipas zotit Istrefi, Kosova, në këto rrethana duhet të kërkojë garanci të fuqishme në shkëmbim të kompromisit. Po ashtu, thotë zoti Istrefi, edhe Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia duhet ta analizojnë strategjinë e tyre.

“Nuk mendoj që kjo çështje do të zgjidhet disi vetvetiu. Nuk mendoj, po ashtu që Kosova duhet të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes pa patur asnjë garanci se kjo do të çonte në njohje nga ana e Serbisë, qoftë në formë faktike, ose në ndonjë proces tjetër të anëtarësimit të shpejtë në NATO, ose në njohje nga një numër i konsiderueshëm shtetesh. Pa një garanci të tillë ne do t’i riktheheshim në të kaluarën, ku Kosova bën veprime të dhimbshme, por nuk ka përfitime të mjaftueshme. Ekziston tanimë eksperienca e UNESCO-s, ekziston eksperienca e Interpolit, ekzistojnë në të kaluarën presionet ku janë sqaruar se kinse janë bërë në të mirë të Kosovës, siç është ajo e krijimit të Gjykatës Speciale, por në parim nuk kanë ndikuar në qasjen strategjike të Kuintit karshi përkrahjes së fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nga këto shtete”, thotë ai.

Zoti Istrefi konsideron se “filtri kushtetues”, siç e quan ai, është pjesë pozitive e kësaj marrëveshjeje në raport me hapat rreth krijimit të Asociacionit, por mbetet skeptik rreth përmbajtjes.

“Mendoj që populli i Kosovës ka nevojë për një transparencë në këtë pikë. Pra, duhet të thuhet troç që është një kompromis i madh, por që për një çmim më të lartë të njohjes, qoftë të paktën faktike nga Serbia, është një kërkesë, një presion, që kjo të realizohet. Pra nuk mund të paraqitet sikur është fjala për një OJQ, e që në fakt flitet për një super strukturë me kompetenca të zgjeruara, që ka të bëjë me një entitet të veçantë etnik dhe territorial për ushtrim kompetencash dhe që mund të paraqesë rrezik për funksionimin e shtetit në të ardhmen”, deklaroi zoti Istrefi.

Për zotin Joseph situata aktuale është e mbarsur me një rrezik të lartë për shkak të ngecjes së dialogut si dhe largimit të dy ndërmjetësve në procesin e dialogut, diplomatit amerikan Gabriel Escobar dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak.

Zoti Istrefi e sheh si të vështirë lëvizjen për të dalë nga ngërçi aktual në një klimë mosbesimit të thellë të palëve të angazhuara, shkruan Zëri i Amerikës

Dhe ndërsa Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vetë Kosova ndodhen në një vit zgjedhor, gjasat për zbatimin e marrëveshjeve po zbehen edhe më shum

Etiketat: Edward P. Josephkosovashba
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

6 muaj më parë
Pse SHBA uroi popullin dhe jo partitë politike? Përgjigjet diplomati

Pse SHBA uroi popullin dhe jo partitë politike? Përgjigjet diplomati

6 muaj më parë
Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

6 muaj më parë
Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

6 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH