Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se nuk e ka të qartë se pse askujt në Mal të Zi apo Kroaci nuk reagon kur shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit të tyre dhe kur ata shfaqin simbolet e tyre, por ky është problem vetëm kur bëhet fjalë për serbët, transmeton Kosova Post.
“Unë nuk kam dëgjuar se kishte ndonjë kundërshtim për këtë në Kroaci. Pse atëherë shqiptarët, kudo që jetojnë, shfaqin flamujt e tyre? Unë nuk vura re se dikush në Mal të Zi kishte një problem me këtë pasi ata simbolet i shfaqën në mes të Podgoricës, në Tuz. Dhe kur serbët e bëjnë këtë, kur shfaqin flamurin e tyre dhe thonë: “Ne duam të jemi të bashkuar, sepse jemi një komb”, atëherë ky është problemi, “tha Vulin në televizionin Pink.
Duke komentuar festimin e djeshëm të Ditës së Unitetit Serb, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar, Vulin tha se ato sulme kishin për qëllim Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sepse është ai “që bashkoi popullin serb”.sh.o./Kosova Post/