Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli është bërë me skuadër të re sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Turqia.
Siç bëhet e ditur nga gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu, skuadra e Adana Demirspor e ka transferuar Arbër Zenelin.
Zeneli i është bashkuar Adana Demirsporit nga skuadra franceze Reims, ku kaloi pesë sezone.
Ylli kosovar nuk po ka minutazh të kënaqshme te Reims dhe ka pranuar largimin nga klubi francez për t’iu bashkuar Superligës së Turqisë.
Ndërkaq, gjatë karrierës së tij si lojtar i Reims, Zeneli ka arritur të regjistrojë nëntë gola dhe 14 asistime mbi emrin e tij.


























