Policia e Kosovës ka njoftuae se janë arrestuar një burrë dhe një grua në Gjilan, nën dyshimin për marrje me prostitucion.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se të dyshuarit janë arrestuar të hënën, rreth orës 14:00.
Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “Marrje me prostitucion”.
“Gjilan 24.04.2023 – 14:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë marr me prostitucion. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport