Zyrtari shumëvjeçar i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Peter Murrell (58), bashkëshorti i ish-kryeministres skoceze Nicola Sturgeon, u arrestua në lidhje me hetimet për financimin dhe financat e kësaj partie politike, transmeton Kosova Post.
Murrell është në paraburgim duke u marrë në pyetje nga detektivët, njofton Policia e Skocisë.
Në kuadër të hetimeve, punonjësit e policisë po kryejnë kontrolle në disa adresa, shtohet më tej.
Policia ka ngritur një tendë të madhe para shtëpisë së çiftit në Glasgow ndërsa një prani e konsiderueshme e policisë mund të shihet edhe në selinë e SNP-së në Edinburg.
Murrell dha dorëheqje si shef i SNP-së pasi mori përgjegjësinë për mashtrimin e mediave në lidhje me numrin e anëtarëve të partisë.
SNP përmes një komunikate deklaroi se nuk është e udhës të komentohet për hetimet policore, por se partia bashkëpunon plotësisht në këtë hetim dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë./aa


























