Në një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike, është arrestuar ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini.
Sipas informacioneve fillestare, ai dyshohet për përvetësim të rreth 700.000 eurove – mjete që UEFA i kishte ndarë për Federata e Futbollit të Maqedonisë për mbështetje dhe ndërtimin e një tribune në Ohër.
Gjatë ditës,Prokuroria Publike pritet të jap më shumë hollësi për rastin.


























