Arsenali në janar s’do të blejë lojtarë

Arsenali në janar s’do të blejë lojtarë

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se klubi i tij nuk mund të blejë lojtarë në afatin kalimtar të janarit dhe do të ketë prurje vetëm përmes huazimeve.

“Topçinjtë” raportohet se po kërkojnë një mbrojtës dhe një sulmues anësor, por trajneri ka konfirmuar se s’ka buxhet në dispozicion për transferime të përhershme.

Gjatë verës, Arsenali transferoi Bernd Lenon, Stephan Lichtsteinerin, Sokratis Papashtathopoulos, Lucas Torreiran dhe Matteo Guendouzi për total 70 milionë funte.

“Nuk mund të blejmë lojtarë. Mundemi vetëm që të huazojmë. Klubi po punon, po më jep situata të ndryshme vazhdimisht. Për momentin, s’kemi asnjë lajm sot”, ka thënë ai, në një konferencë për media.

Arsenali gjatë janarit thuhej se po kërkon Denis Suarezin e Barcelonës, Yannick Carrascon e Dalian Yifangut dhe Ever Banegat e Sevillas.