Pierre-Emerick Aubameyang nuk po e shijon kohën e tij më të mirë në Arsenal së fundmi, shkruan KosovaPost.
Sulmuesi e gjeti veten të lënë jashtë skuadrës së “Topçinjve” për fitoren e tyre në Premier League ndaj Southampton në fundjavë, të cilët shënuan një fitore bindëse, ku në këtë skuadër luan edhe Armando Broja.
Arsyeja, siç shpjegohet nga trajneri Mikel Arteta, ishte për shkak të një shkeljeje disiplinore dhe nuk është e para e Aubameyang në klub.
Siç raporton edhe “Sun”, Arteta është lodhur aq shumë nga qëndrimi dhe mosdisiplina e Aubameyang, saqë ai mund t’i hiqte edhe kapitenin. Javën e kaluar, ai u kthye vonë pas një udhëtimi të autorizuar jashtë vendit, gjë që e la Artetën aq të zemëruar sa e përjashtoi atë nga skuadra.
Skuadrës nuk i mungoi kontributi i tij prej katër golave në 14 ndeshje këtë sezon, duke fituar 3-0 në mungesë të tij, ndërsa Martin Odegaard vazhdoi serinë e tij të nxehtë para portës.
“Ishte një shkelje disiplinore”, tha Arteta, duke konfirmuar arsyen e mungesës së tij. “Ne kemi qenë shumë të qartë se kemi disa gjëra të panegociueshme në klub”.
Ndër të tjerash thuhet se se Aubameyang ka bërë një tatu dhe kjo mund të jetë një arsye shtesë për të mos e lënë në lojë atë.