ATK mbyllë shtatë lokale të lojërave të fatit

ATK mbyllë shtatë lokale të lojërave të fatit

Departamenti i Lojërave të Fatit dje në bazë të informatave të pranuara nga ana e qytetarëve ka ndërmarrë një aksion në komunën e Gjakovës, Therandës dhe të Prizrenit, nën dyshimin se organizoheshin lojëra të fatit, pa leje nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

“Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë vizituar 7 lokale të lojërave të fatit,  me ç’rast të gjitha lokalet e vizituara janë mbyllur.

Nga të gjeturat në teren janë shqiptuar gjoba mandatare në vlerë  38,000 euro.  Po ashtu, ndaj një personi që ka organizuar lojëra të ndaluara, do të procedohet ndjekje penale”, ka bërë të ditur ky institucion përmes njoftimit për media.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë.

You may also like

Kusari Lila pas letrës së Blakajt: Problemi nuk është në veri, por në Prishtinë

Deputetja Mimoza Kusari Lila, njëherësh kryetare e Alternativës,