Avokati holandez Harun Reda është i vendosur të sjellë para drejtësisë në vendin e tyre pesë shtetas holandezë që shërbyen në ushtrinë izraelite për përfshirjen e tyre në krimet në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka zhvilluar një luftë për gati tre muaj, transmeton Kosova Post.
Reda është përfaqësues i lëvizjes së quajtur “30 March” në Holandë, dhe u themelua nga aktivistë evropianë për të parandaluar gjenocidin në Gaza. Lëvizja e ka marrë emrin e saj nga 30 marsi 1976, ditën kur u zhvilluan protestat pasi Izraeli konfiskoi mijëra dunum të tokës palestineze.
Në një prononcim për Anadollin, avokati holandez tha se ndaj këtyre personave ka bërë kallëzim penal në prokurorinë e vendit të tij, duke shpjeguar se “kombësia e këtyre personave na jep kompetenca gjyqësore dhe ne ndjekim procedurën duke nisur një çështje penale. ”
Ai theksoi se kohët e fundit ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë Publike Holandeze kundër një toger në ushtrinë holandeze, i cili, në gazetën holandeze AD , tha me krenari se kishte humbur njërën nga këmbët e tij në luftimet me ushtrinë izraelite në Gaza.
Avokati shpjegoi se togeri pranoi se ai “rrafshoi Gazën me tokë dhe pastroi zonën nga civilët”.
“Ne i thamë: “Nëse je shumë krenar për atë që ke bërë, atëherë mbaj pasojat”, dhe kemi bërë padi në gjykatë”, tha avokati