Vëllai i heroit Fahri Fazliu, Bahri Fazliu, pat rënë heroikisht më 7 maj të vitit 1998, në Mal të Zi.
Sot në kujtim të 23 vjetorit të rënies së Bahriut, te varrezat e Dëshmorëve në Velani-Prishtinë, ora 12:00, do të bëhen homazhe dhe nderime.
Ai ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për vite të tëra, ai ishte pjesë e ilegales, ndërkohë që ushtronte pozicionin e kryeredaktorit në revistën e njohur “Çlirimi”, një organ i rëndësishëm i LKÇK-së.
Siç dihet, vëllai i tij Fahri Fazliu, pat rënë më 2 nëntor të vitit 1989, krahë për krah me Afrim Zhitinë në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Figura e tij ishte frymëzim për bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e tij./KosovaPost/