Opinionisti Labionot Balaj ka thënë që vazhdimisht po dëshmohet që partitë opozitare, LDK dhe PDK, nuk po pajtohen me qëndrueshmërinë e rezultateve të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje.
Sipas Balajt, me këtë gjë partitë opozitare janë munduar të krijojnë perceptimin që VV-ja nuk është e zonja të krijojë institucione funksionale dhe stabile.
“Çdo ditë na e dëshmojnë që gurra e problemit, gjenealogjia e problemit nuk është as te emrat e përveçëm të kandidatëve për president, as për kryetarë të Kuvendit, as te provinenca e tyre, e këtyre kandidatëve partiakë, përkatësia e tyre por është te mosaftësia e tyre me përbi politikisht rezultatin e Vetëvendosjes, rezultati që nuk ka qenë aksident”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.
“Është treguar që domethënë nëse një rezultat është orientimisht afërsisht i njëjtë tregohet që s’është aksident. LDK, PDK nuk kanë pasur aftësi me tejkaluar vetveten.
“Ata dëshpërimisht kanë dashur me blloku krijimin e institucioneve dhe rrjedhimisht me e çu vendin disa herë në zgjedhje, me amortizuar fitoren plebishitare të Vetëvendosjes”, vijoi Balaj.


























