Kohë emocionuese janë përpara për Barcelonën. Fabrizio Romano se klubi katalunas është gati të nënshkruajë me sensacionin gjerman – Noah Darvich.
Barcelona do të paguajë tre milionë euro fikse (5 milionë euro me shtesa) për të përfunduar nënshkrimin e adoleshentit nga Freiburg.
Pyetja është se çfarë është kaq e veçantë për këtë fëmijë Darvich?
Krahas Lamine Yamal, Darvich konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë që u paraqit në kampionatin e Euros U-17 në maj, teksa ai e drejtoi vendin e tij drejt titullit.
Darvich luajti të gjashtë ndeshjet duke shënuar dy herë dhe duke regjistruar katër asistime në prag të finales. Pika kryesore e paraqitjes së tij në Euro erdhi në gjysmëfinale kur ai regjistroi dy asistime për të ndihmuar vendin e tij të mposht Poloninë 5-3.
Ndoshta aty e panë skautët e Barçës.


























