Vitor Roque do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror, pasi ai nuk bën pjesë në planet e klubit katalunas.
Sulmuesi brazilian erdhi me shumë bujë në Spanjë nga Brazili në janar, megjithatë ai ka dështuar të lë gjurmë me fanellën e Barcelonës.
Mundo Deportivo ka raportuar se ‘Qershitë’ kanë kërkuar huazimin e lojtarit për një sezon dhe me mundësi blerje në fund të sezonit 2024/25.
Barcelona është e hapur për ta huazuar lojtarin në Angli, megjithatë pengesë është agjenti i Vitor Roque, Andre Cury i cili po kërkon largimin e menjëhershëm të sulmuesit nga Barcelona.
Gjithsesi palët po vazhdojnë negociatat dhe besohet se së shpejti do të gjendet një marrëveshje për huazimin e Roque në Angli, edhe pse katalunasit shpresonin se do të merrnin një ofertë të lartë nga klubet arabe për shitjen e përhershme të brazilianit.



























