Barcelona po monitoron sërish situatën e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, pasi lëndimi afatgjatë i Frenkie de Jongut ka rikthyer mundësinë e një transferimi të mundshëm.
Sipas gazetarit Nil Sola, mesfusha nuk është prioriteti kryesor i klubit katalanas në këtë afat kalimtar, por mungesa e De Jongut ka bërë që drejtuesit të rishqyrtojnë opsionin e afrimit të reprezentuesit spanjoll.
Siç raportohet Barcelona do të ndërmarrë hapa konkretë vetëm nëse Rodri shpreh qartë dëshirën për t’u transferuar në “Camp Nou”.
Po ashtu, klubi katalanas besohet se mund të ofrojë rreth 50 milionë euro për kartonin e mesfushorit, ndërsa njëkohësisht po analizon nëse paga e tij mund të përputhet me kufizimet financiare të vendosura nga rregullat e Fair Play-t Financiar të La Ligës.
Brenda Barcelonës, Rodri vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Megjithatë, realizimi i këtij transferimi do të varet jo vetëm nga qëndrimi i lojtarit, por edhe nga mundësitë financiare të klubit.
Lëndimi i rëndë në gju i Frenkie de Jongut ka shtuar pasigurinë në repartin e mesfushës, duke bërë që Barcelona ta mbajë nën vëzhgim të vazhdueshëm situatën e yllit të Manchester Cityt.


























