Një valë reagimesh shpërthyen në rrjetet sociale, sidomos në Kosovë, qysh kur Bashkia e Korçës vendosi që ndër të ftuarit e “Korça Beer Fest”, të ishte edhe Goran Bregoviq, raporton Kosova Post.
Përkundër kësaj vale reagimesh dhe debatesh të ashpra që shpërthyen në rrjetet sociale, bashkia nuk ka hequr dorë nga ideja e realizimit të festivalit.
Në faqen zyrtare të bashkisë, vijojnë të promovohen këngëtarët e ftuar.
Në përditësimin e fundit, është promovuar artistja Kamela Islamaj dhe grupi i saj Keli Band.
Ndërkaq, artisti kontrovers Bregoviq, pritet të performojë më 22 gusht, transmeton Kosova Post.
Për më shumë, shihni kalendarin e aktiviteteve: