Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha se Kina dhe BE-ja kanë mosmarrëveshje por që ato duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku, transmeton Kosova Post.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se Kina dhe BE-ja kanë mosmarrëveshje por që ato duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku, shkruan AA.
Në një deklaratë nga Zyra e Borrellit thuhet se është mbajtur Takimi i 11-të i Dialogut Strategjik BE-Kinë.
Në bisedën e tij me ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell, bëri me dije se mosmarrëveshjet vazhdojnë por që BE-ja dhe Kina duhet të punojnë së bashku në shumë çështje të rëndësishme dhe të fillohet sërish dialogu për të drejtat e njeriut BE-Kinë.
Ai shpreson se takimi i ardhshëm do të realizohet përpara fundit të vitit.
Më tej në deklaratë theksohet se në kuadër të kësaj u diskutua gjithashtu për situatën në rajonin autonom ujgur Xinjang dhe në Hong Kong ndërsa bëhet e ditur se Borrell ka vënë theksin mbi politikën e BE-së “Vetëm një Kinë” lidhur me Tajvanin.
Shefi i diplomacisë evropiane dhe ministri kinez Wang Yi lidhur me çështjen e Mianmarit ndanë shqetësimet dhe interesat e BE-së dhe Kinës për stabilitetin rajonal. Borrell potencoi edhe nevojën për një koordinim të fortë lidhur me Afganistanin.
Në takimin ku u diskutua strategjia Indo-Paqësore e BE-së thuhet se Borrell i është referuar natyrës që përfshin bashkëpunimin e kësaj.