Begaj uron kryetaren shqiptare në Fairview: Histori për shqiptarët në SHBA

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar betimin e politikanes shqiptare, Violeta Berisha, për emërimin si kryetare e Bashkisë së Fairview në New Jersey, përcjell KosovaPost.

“Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA”, ka shkruar Begaj.

Ai ka thënë tutje se suksesi i Berishës si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie.

Përveç faktit që Berisha është ndër gratë e para në pozita të tilla vendimmarrëse në shtetin amerikan, njëkohësisht ajo është është kryetarja e parë femër në 129 vjet që drejton komunën e Fairview.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish