Futbollisti francez Karim Benzema është shpallur bashkëfajtor për rastin ku shantazhonte me një video seksi një prej lojtarëve të skuadrës së tij.
Sulmuesi i Real Madridit akuzohet se ka shantazhuar në 2015, shokun e tij të skuadrës me kombëtaren franceze Mathieu Valbuena.
Ai u dënua me një vit heqje lirie me kusht dhe me gjobë 75 mijë euro.
Avokatët e tij kanë deklaruar se do ta apelojnë vendimin, ndërsa vetë 33-vjeçari nuk ka pranuar fajësinë në krim.
Katër personat e tjerë të përfshirë gjithashtu janë dënuar me masa të ndryshme si 18 muaj heqje lirie me kusht dhe dy vite arrest me burg.
Dënimi i Benzemas nuk pritet që të shkaktojë ndonjë problem në karrierën e futbollistit të famshëm, ndërsa presidenti i Federatës franceze të Futbollit Noël Le Graët tha për “Le Parisien” se lojtari nuk do të përjashtohet nga kombëtarja.
Benzema është një ndër pretendentët kryesorë të çmimit prestigjioz Topi i Artë që do të shpërndahet javën e ardhshme.euronews.al.