Real Madrid është befasuar në Sevilla dhe për javën e 26-të të La Ligas në Spanjë u mposht 2-1 me përmbysje nga Betis. Një ish si Isco i dha tri pikë Betisit dhe i bën nder Barcelonës në garën për titullin kampion.
Ndeshja nisi mirë për miqtë e Ancelottit që gjetën golin e avantazhit me Diaz pas vetëm dhjetë minutave lojë. Vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në të 34′ ishte Isco që asistoi për Johnny Cardoso, i cili shënoi për 1-1.
Në pjesën e dytë Betis bëri befasinë dhe në minutën e 54 shënoi sërish, këtë herë me një ish si Isco i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithë rastet e “Galaktikëve” ishte Betis që mori një fitore historike.


























