Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Vr*asja e gruas në Ferizaj, Haxhiu kërkon dënim maksimal

    Haxhiu: Kuvendi është në bllokadë për fajin e opozitës, nuk e di çfarë po kërkojnë

    Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse

    Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse

    Rriten rastet me fruth në Kosovë

    Rriten rastet me fruth në Kosovë

    Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

    Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

    Biseda kritike Trump- Netanyahu për Palestinën ka përfunduar/ Ankth për zhvillimet në Ga_za

    Biseda kritike Trump- Netanyahu për Palestinën ka përfunduar/ Ankth për zhvillimet në Ga_za

    Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së uron Trumpin

    Kallas: Përgjegjësit e su*lmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

    Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gje*nocidit dhe lartësimin e kri*minelëve të lu*ftës

    Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gje*nocidit dhe lartësimin e kri*minelëve të lu*ftës

    Ligjvënësit evropianë kundër Orban: Bllokojini fondet Hungarisë

    Ligjvënësit evropianë kundër Orban: Bllokojini fondet Hungarisë

    Osmani viziton kompaninë “Stadler Rail” dhe bibliotekën St.Gallen në Zvicër, Keller-Sutter publikon pamje

    Osmani viziton kompaninë “Stadler Rail” dhe bibliotekën St.Gallen në Zvicër, Keller-Sutter publikon pamje

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalendari historik,24 korrik

    Kalendari historik, 22 maj

    Kalendari historik, 7 korrik

    Kalendari historik, 21 maj

    Aktori legjendar, Denzel Washington nderohet me Palmën e Artë në Kanë

    Aktori legjendar, Denzel Washington nderohet me Palmën e Artë në Kanë

    Po xhironte në një varrezë të Luksemburgut kur i vdiq i biri 25 vjeç, aktori i Hollywood: Vazhdova filmimin, djali ma kërkoi vetë të…

    Po xhironte në një varrezë të Luksemburgut kur i vdiq i biri 25 vjeç, aktori i Hollywood: Vazhdova filmimin, djali ma kërkoi vetë të…

    JJ i ia solli Austrisë fitoren e tretë në Eurovision

    JJ i ia solli Austrisë fitoren e tretë në Eurovision

    Zjermi i Shqipërisë e ‘kallë’ skenën e Eurovisionit

    Zjermi i Shqipërisë e ‘kallë’ skenën e Eurovisionit

    Publikohen pamjet nga Eurovisioni: Publiku thërret “Palestina” gjatë momentit që këngëtarja e Izraelit del në skenë

    Publikohen pamjet nga Eurovisioni: Publiku thërret “Palestina” gjatë momentit që këngëtarja e Izraelit del në skenë

    Kalendari histori, 6 korrik

    Kalendari historik, 17 maj

    Kalendari historik,24 korrik

    Kalendari historik, 15 maj

    Beatriçe dhe Kola flasin pas kualifikimit për në finalen e Eurovision 2025

    Beatriçe dhe Kola flasin pas kualifikimit për në finalen e Eurovision 2025

    10 finalistët e parë për finalen e Eurovizionit, e dyta Shqipëria

    10 finalistët e parë për finalen e Eurovizionit, e dyta Shqipëria

    Kalendari historik,24 korrik

    Kalendari historik, 14 maj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Bisedime për një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

03 Mars 2024, 17:45
në Botë, Lajme, Lufta
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët: Gaza është bërë një vend i pabanueshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kajro, sot pritet të rifillojnë bisedimet për të arritur një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë. Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari janë ende në pritje të një përgjigjeje nga Hamasi, ndërsa një zyrtar amerikan tha se “Izraeli pak a shumë e ka pranuar kornizën e marrëveshjes”.

Arritja e një marrëveshjeje për armëpushim mes Izraelit dhe grupit militant Hamas, në Gazë duket më afër se kurrë. “Izraeli pak a shumë e ka pranuar kornizën e marëveshjes”, tha të shtunën një zyrtar i lartë amerikan.

“Tani për tani, topi është në fushën e Hamasit dhe ne po vazhdojmë të punojmë për të arritur një marrëveshjeje sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters.

Marrëveshja parashikon armëpushim 6-javor dhe lirimin e pengjeve që janë të sëmurë, të plagosur dhe gratë, tha një zyrtar i administratës amerikane.

Marrëveshja po ashtu do të lejonte hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Gazë.

Agjencia “France Presse” njoftoi të dielën se një zyrtar i lartë i Hamasit kishte thënë se një armëpushim mund të jetë i mundur brenda 24 deri në 48 orësh, nëse Izraeli do të pranonte kërkesat e Hamasit.

Sipas tij, kërkesat përfshijnë kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore dhe rritjen e ndihmës humanitare.

Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro, për bisedimet, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

“Nëse Izraeli pranon kërkesat tona, të cilat përfshijnë kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore dhe rritjen e ndihmës humanitare, kjo do të hapte rrugën për një marrëveshje armëpushimi brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme,” citohet të ketë thënë zyrtari i grupit militant.

Ndërmjetësuesit duan që marrëveshja të arrihet përpara se të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit, më 10 mars.

Ndërkohë Nënpresidentja amerikane Kamala Harris do të takohet të hënën në Shtëpinë e Bardhë me anëtarin e kabinetit të luftës së Izraelit, Benny Gantz.

“Nënpresidentja do të shprehë shqetësimin e saj për sigurinë e rreth 1.5 milionë njerëzve në Rafah” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa theksoi se Izraeli ka “të drejtën për të mbrojtur veten përballë kërcënimeve të vazhdueshme terroriste të Hamasit”.

Në një deklaratë, zoti Gantz konfirmoi se ai do të takohej me zonjën Harris, si dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan si dhe me anëtarë republikanë dhe demokratë të Kongresit.

Në një tjetër zhvillim ushtria amerikane hodhi nga ajri paketa ushqimore dhe ndihma humaniare mbi Gazë të shtunën, raundi i parë i ndihmës emergjente të autorizuar nga Presidenti Joe Biden.

Palestinezët postuan video në mediat sociale që tregonin se kutitë e ndihmave po hidheshin nga avionët e ushtrisë amerikane.

“Ne kemi vendkalime tokësore, është më mirë të dërgojmë ndihma përmes vendkalimeve se sa t’i hedhin me avion me parashutë. Këto ndihma nuk mjaftojnë për një familje, kjo nuk është asgjë. Egjipti duhet të hapë vendkalimin e tij dhe t’i lejojë kamionët të hyjnë normalisht”, thotë një banor i Gazës.

“Shtetet e Bashkuara janë pjesë e këtij krimi kundër Gazës. Sot Amerika po përpiqet të blejë heshtje tonë duke na dërguar ndihma. Është më mirë për ne të jetojmë në luftë sesa të marrim ndihmë nga Amerika”, thotë një tjetër banor i Gazës.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ndihmat nga ajri e do të jenë një përpjekje për të ndihmuar banorët dhe se Izraeli është mbështetës i operacionit.

Ushtria e Jordanisë dhe Egjiptit gjithashtu kanë kryer fluturime të ngjashme.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi tha se numri i të vdekurve palestinezë nga lufta ka arritur në 30 410, ndërsa rreth 72 mijë të tjerë janë plagosur. Po ashtu gati tre të katërtat e popullsisë prej 2.3 milionë e Gazës është zhvendosur.

Konflikti filloi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur Hamasi, një organizatë e përcaktuar terroriste nga Uashingtoni, sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 240 pengje. Izraeli u përgjigj me një sulm ajror dhe tokësor në Rripin e Gazës./voa/

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Vr*asja e gruas në Ferizaj, Haxhiu kërkon dënim maksimal

Haxhiu: Kuvendi është në bllokadë për fajin e opozitës, nuk e di çfarë po kërkojnë

7 minuta më parë
Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse

Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse

12 minuta më parë
Rriten rastet me fruth në Kosovë

Rriten rastet me fruth në Kosovë

25 minuta më parë
Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

52 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH