Jeta Krasniqi nga KDI e ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi që sot përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për takimet me palën serbe në Bruksel dhe temat që janë diskutuar, shkruan Kosova Post.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Facebook transparenca nuk mjafton”, duke shtuar se ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje.
Krasniqi i ka drejtuar tetë pyetje Bislimit, duke thënë se ai duhet të tregojë se cilat janë marrëveshjet e identifikuara nga pala kosovare si marrëveshje që nuk janë zbatuar nga pala serbe dhe e kundërta.
“A ka pasur nje diskutim apo dakordim se si te zhbëhen institucionet e tjera paralele serbe ne Kosove – per te cilat nuk ka marrëveshje psh. shendetesia, arsimi, sistemi postar etj. A kane arritur palet nje dakordim se si do te ecet tutje me kete proces? Kur pritet takimi i radhës ne kete nivel?
Për me tepër, a do te jenë këto tema diskutimi dhe ne takimin e nivelit te larte ne nivel te Kryeministrit Kurti qe pritet te mbahet me 25 korrik?”, ka shkruar ajo.
Krasniqi ka thënë se për këto e pyetje të tjera, Bislimi duhet të jep përgjigje në Kuvend të Kosovës, në media e në diskutime me shoqërinë civile
Postimi i plotë: