Bleona Qereti drekon me Faton Shoshin në Prishtinë (Foto)

Bleona Qereti drekon me Faton Shoshin në Prishtinë (Foto)

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti dje paralajmëroi se do vinte në Kosovë.

Përmes një video të shpërndarë në Instagram, Qereti bën të ditur se vjen në Kosovë por pa ndonjë arsye, shkruan lajmi net.

Ndërsa pak më parë, ajo po ashtu ndau dy postime me ndjekësit teksa tregon se është pritur nga menaxheri i shumë VIP-ave, Faton Shoshi.

‘Ja dhe me Fatonin’, thotë ajo teksa filmon veturën e Shoshit e që më pas shkuan për të drekuar së bashku.

Siç shihet ata kanë raporte tejet të mira me njëri-tjetrin…

Ndryshe, koncerti i fundit i realizuar nga Bleona në Prishtinë ishte në vitin 2012.