Blero sjell duetin me Kaltrina Selimin, “T’kam humb”

Këngëtarët Blero dhe Kaltrina Selimi, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

Kënga është incizuar kohë më parë, gjersa është publikuar në kuadër të programeve për festat e fundvitit.

“T’kam humb” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike, RnB dhe folk.

Teksti i këngës është shkruar nga Fiss dhe Doni, gjersa edhe muzika është realizuar nga po të njëjtët autorë.

Blero është shumë aktiv në muzikë me projekte të shumta, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku.

Ndërkohë, Kaltrina është më e tërhequr kohëve të fundit nga muzika, kjo për shkak të tragjedisë që pësoi në familje pas humbjes së nënës së saj – ndërkohë që kjo këngë e publikuar sot ishte realizuar shumë kohë më përpara se kjo të ndodhte.

Të ngjajshme

Ska lajme

Te fundit

Te tjera nga rubrika

Më të lexuarat