Ish-këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të disa deputetëve të LDK-së dhe partive të tjera për të mos e mbështetur kandidatin konsensual për president, Bekim Sejdiun. Ajo e ka cilësuar këtë qasje si “destruktive”, duke thënë se një situatë e tillë i jep Albin Kurtit legjitimitet që në zgjedhjet e ardhshme t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë për ta tejkaluar këtë bllokadë politike.
Ish-këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të disa deputetëve të LDK-së dhe partive të tjera për të mos e mbështetur kandidatin konsensual për president, Bekim Sejdiun.
Ajo e ka cilësuar këtë qasje si “destruktive”, duke thënë se një situatë e tillë i jep Albin Kurtit legjitimitet që në zgjedhjet e ardhshme t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë për ta tejkaluar këtë bllokadë politike.
Reagimi i plotë
Pas destruktivitetit të treguar nga LDK-ja dhe partitë e tjera, që po kulmon me mosvotimin e një kandidati konsensual, aq shumë të kërkuar dhe të propozuar nga vetë LDK-ja, Albin Kurti ka legjitimitet të plotë që në zgjedhjet e ardhshme t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë.
Nëse konsensusi kërkohet vetëm për t’u refuzuar kur arrihet, atëherë kërkesa për një mandat që e tejkalon këtë bllokadë bëhet krejtësisht legjitime.


























