Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e pasdites në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Në këtë aksident ishin të përfshira tre automjete, dhe se deri tani raportohet për tre persona të lënduar.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Daut Hoxha.
Poashtu bëhet e ditur se rruga në këtë lokacion është e mbyllur derisa të kryhen të gjitha kontrollet nga ekipet kompetente
“Po është shkaktuar një aksident trafiku ne autostradën, Ferizaj- Prishtine, ku të përfshira janë 3 automjete, dhe deri tani raportohet për 3 persona të lënduar. Rruga ne këtë lokacion është e mbyllur deri te kryhet vend-shiqimi nga ekipet kompetente”, tha Hoxha.