Borell: Takimet e ndara me Kurtin e Vuçiqin në Munih ishin të pasuksesshme

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, në një tekst të publikuar në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme, ka shkruar se gjatë Konferencës së Sigurisë së Munihut ka folur në takime të veçanta me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për deeskalimin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve. Por sië ka theksuar ai bisedimet “fatkeqësisht kanë qenë të pasuksesshme”.

 

Duke folur për rezultatet e arritura, Josep Borrell ka theksuar se në Munih ai prezantoi katër qëllimet kryesore të agjendës gjeopolitike të BE-së: mbështetje më të madhe dhe më të shpejtë për Ukrainën, përfundimin e katastrofës humanitare në Rripin e Gazës, përmirësimin e marrëdhënieve të BE-së me “jugun global” dhe forcimin. mbrojtjen dhe sigurinë e Unionit.

“Të gjithë u ndërgjegjësuan për realitetin në Konferencën e Sigurisë të Munihut të këtij viti se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftërave në afërsi dhe shumë konflikteve të mundshme në mbarë botën”, ka theksuar ndër të tjera Borell.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika