Kryeministri i Britanisë së Madhe, ka takuar trupat e NATO-s në bazën ushtarake Tapa në Estoni, duke u thënë atyre se bota po gëzon “paqe dhe siguri më të madhe pasi ata janë në vijën e parë të mbrojtjes kolektive perëndimore”transmeton KosovaPost.
“Unë mendoj se ajo që po bëni është thelbësore për sigurinë e të gjitha kombeve tona, por edhe për vlerat tona – lirinë, demokracinë, kombet e pavarura sovrane,” u tha ai trupave të mbledhura.
“Kjo është ajo në të cilën ne besojmë, kjo është ajo për të cilën NATO mbështetet”, tha ai.