Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Shtetet e Bashkuara po përmirësohen, ndërsa në të njëjtën kohë përkeqësohen me Rusinë, tha kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, transmeton Kosova Post.
Sipas tij, vendimi për pjesëmarrjen e të dërguarit special të presidentit amerikan për klimën, John Kerry, në takim përmes video linkut flet jo vetëm për rëndësinë e çështjes së luftës kundër ndryshimit të klimës, por edhe për ndryshime serioze në marrëdhëniet midis Brukselit dhe Uashingtonit.
“Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara po ndryshojnë, tani kemi një partneritet të fortë. Kjo është veçanërisht e qartë pas takimit të G7 “, tha Borrell me të arritur në takimin e Ministrave të Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.
Borrell, theksoi poashtu se në takimin e sotëm do të diskutohet edhe për Rusinë , shtet me të cilin, , “marrëdhëniet nuk po përmirësohen”.
Berlin: Është koha që Moska ti kthehet dialogut
Në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, po merr pjesë edhe shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Mas, i cili deklaroi se BE është e gatshme të vazhdojë politikën e saj ndaj Rusisë, por edhe është e gatshme për dialog në të njëjtën kohë.
Ai specifikoi se një nga temat që do të diskutohen në takimin e sotëm është edhe Rusia, veçanërisht duke pasur parasysh që përfaqësuesit e BE ishin subjekt i sanksioneve në Moskë dhe se janë në “listën e vendeve armike”.
“Tani është e rëndësishme që BE të mos shmanget nga rruga e saj, në avokimin e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe Rusinë, dhe të vazhdojë të punojë fuqishëm. Ne jemi gati për dialog dhe ka ardhur koha që Moska të kthehet në dialog,” vuri në dukje ministri gjerman.
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian do të zhvillojë sot në Bruksel takim ku do të diskutojnë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, duke siguruar mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor, situatën në Afganistan dhe situatën në lidhje me marrëveshja bërthamore iraniane, shkruan sputnik. Në të njëjtën kohë, ministrat nuk planifikojnë të marrin vendime për sanksione të reja kundër Rusisë ose vendime të reja diplomatike.