Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell thotë se qeveria izraelite nuk po bën mjaftueshëm “për të parandaluar urinë në Gaza”.
Ai po komentonte njoftimin e fundit të Izraelit për rihapjen e kalimit Erez në Gazën veriore dhe lejimin e përdorimit të përkohshëm të portit Ashdod në Izraelin jugor, shkruan BBC, transmeton kk.
Ky vendim pasoi një telefonatë midis presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Rezoluta detyruese 2728 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të zbatohet. Tani,” shton ai, duke nënvizuar rezolutën e miratuar muajin e kaluar.