Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar 956 raste të reja të infeksionit me koronavirus, kurse u regjistruan 22 vdekje, njofton Shtabi i Mbrojtjes Civile, transmeton Kosova Post.
Ndërsa raste aktive në Kroaci aktualisht janë 6 mijë e 394 raste aktive.
Në nivel vendi aktualisht të hospitalizuar janë 1,029 njerëz, 92 prej tyre janë me aparat respirator, raporton Hina.
Ndryshe, prej 25 shkurtit të vitit të kaluar , kur edhe u regjistua rasti i parë me koronavirus e deri më tani Kroacia, ka regjistuar 258,745 raste.
Numri i viktimave nga koronavirusi në Kroaci ka arritur shifrën prej 5,808/KosovaPost.