Bullgaria heq veton, Rama: Tani BE-ja duhet të veprojë shpejt!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar propozimin francez për tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, që për rrjedhojë heq veton për Maqedoninë e Veriut dhe hap rrugën për vijimin e procesit të integrimit në BE edhe për Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falënderuar ish-kryeministrin e Bullgarisë tashmë në opozitë, Boyko Borissov për kontrubutin e tij në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të veprojë shpejt.

Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e vetos në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE-ja duhet të veprojë shpejt!”, ka thënë Rama në Twitter.

Me 170 vota për, 37 kundër dhe 21 abstenime, kuvendi bullgar sot ka larguar veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kuvendi e autorizoi kryeministrin bullgar Kiril Petkov që ta largoj veton për kornizën negociuese për Maqedoninë.

Kujtojmë se Samiti i djeshëm i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk solli pothuajse asnjë risi lidhur me largimin e vetos.

Ende nuk është e qartë se si do të veprohet më tej me vendimin për hapjen e bisedimeve nga BE-ja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika