Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kryediplomati belg: Përpjekjet e Kosovës për rrugën e evropiane duhet të njihet nga BE

    Kryediplomati belg: Përpjekjet e Kosovës për rrugën e evropiane duhet të njihet nga BE

    Kryeministri Kurti festoi 30 vjetorin e Maturës (Foto)

    Kurti në Spanjë: Ballkani Perëndimor s’duhet parë si periferi e Evropës, por si pjesë integrale

    27 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

    27 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

    Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

    Presidentja Osmani: Aleanca e fortë me SHBA-në, gjithmonë në dobi të popullit tonë

    Shtëpi të shtrenjta në Australi e Kosovë, kjo është pasuria e çiftit Osmani-Sadriu

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim te Osmani

    Deklarimi i pasurisë: Lumir Abdixhiku raporton shtëpi 150 mijë euro të trashëguar

    Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës

    Sveçla: Te*rroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht

    Deputetja Pacolli për faljen e borxhit nga Liburn Aliu: Le të shkojë Prokuroria ta hetojë rastin

    Pacolli themelon komision ad-hoc, synon rritjen e transparencës në lejet mjedisor

    Kurti hap “Javën e Krenarisë” në Prishtinë: E mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është

    Kryeministri Kurti: Vonesat në procesin e integrimit krijojnë hapësirë për ndikime të jashtme dhe rreziqe gjeopolitike

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Djali i themeluesit të Lamborghinit rrëfen në podkastin e Ramës vendimin e guximshëm që mori i ati

06 Prill 2024, 9:12
në Lajme, RAJON
Djali i themeluesit të Lamborghinit rrëfen në podkastin e Ramës vendimin e guximshëm që mori i ati
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama ishte pronari i Lamborghinit, Tonino Lamborghini.

Ai ka treguar se si babai i tij i cili prodhonte traktorë, kaloi në prodhimin e Lamborghinit. Sipas Tonino Lamborghini, shkak kryesor i ndërtimit të fabrikës ku filluan të prodhoheshin Lamborghinit u bë Enzo Ferrari. Babai i tij përdorte Ferrari dhe kur motori i makinës pati problem, shkoi tek Enzo Ferrari dhe i tha që “ka diçka që nuk shkon me makinën dhe mund ta ndihmojë ta rregullojnë bashkë”.

Enzo Ferrari u soll keq me të dhe me mendjemadhësi i tha “si të më japë mend mua një që prodhon traktorë?” Kjo gjë nxiti Lamborghinin të hapte fabrikë dhe të bëhej një konkurrent i fuqishëm i Ferrarit.

Edi Rama:  Ka një moment që e cekët, që është episodi i famshëm i çelësave, po ka edhe një tjetër moment që keni përjetuar dhe është kthyer në një kult edhe të kinematografisë, të historisë bashkëkohore, letërsisë, kujtesës, në të cilin babai juaj, Ferruccio Lamborghini, i cili prodhonte traktorë, por që përdorte një Ferrari, shkon te kolosi tjetër tejet dominues i asaj kohe, Enzo Ferrari dhe i thotë, “ka një gjë që nuk shkon te motori i veturës suaj dhe unë mund t’ju jap një dorë”, pa ia marrë mendja kurrë se nga ai takim do të lindte një tjetër ekselencë italiane, që ishte dhe vazhdon të jetë Lamborghini. Enzo Ferrari iu soll keq, u soll, le të themi, me mendjemadhësi, duke thënë “si të më japë mend mua një që prodhon traktorë?

Tonino Lamborghini:  Ti nuk di t’u japësh makinave të mia, shko drejto traktorët e tu.

Edi Rama:  Ai, më pas, kthehet në shtëpi dhe ju ishit dëshmitar i këtij momenti.

Tonino Lamborghini:  Shumë i inatosur. Ishim ulur në tryezë, po hanim tagliatelle-t dhe i thotë nënës: “Anita, më duhen një miliard lira”. Në atë kohë ishte një vlerë e stërmadhe. Nëna, i kthehet dhe i thotë: “Ferruccio, po çfarë do bësh me një miliard lira?” “Ferrari më trajtoi keq. Në fund të fundit, i kam blerë dy Ferrari. Unë prodhoj 52 traktorë në ditë, ai le të jetë prodhues i makinave të garave, po unë mbaj në punë një mijë punonjës të brendshëm, plus të jashtmëve. Pse më trajtoi kështu?! Ia tregoj unë atij!” Nëna ime u trondit, ku të shkonte t’i gjente një miliardë lira të kohës? I thotë: “Nuk i kam, po edhe po t’i kem, më duhen për të çuar përpara kompaninë”. “Duhet të m’i gjesh!” i thotë.  Më në fund, ia pret: “Sa shpenzojmë për reklama?” Asokohe, Italia ishte e veshur në çdo cep me tabela në rrugë, ku shkruhej: “Traktorë “Lamborghini”, Traktorë “Lamborghini”, Traktorë “Lamborghini”. Edhe sot mund t’i shohësh të braktisura nëpër rrugët e fshatit në Campania. I thotë: “Po, shpenzojmë shumë, shpenzojmë ndoshta një miliard lira”. “Mirë, kur të skadojnë kontratat, ti mos i përsërit. Paratë m’i jep mua. Unë do i bëj konkurrencë Ferrarit. Do hap një fabrikë dhe, nëse ecën mirë, do kem më shumë përfitim në imazh sesa do të kisha me tabelat e reklamave”. Dhe kështu ndodhi.

Edi Rama:  Gjeniale.

Tonino Lamborghini:  Goxha guxim, edhe goxha guxim.

Edi Rama: Idetë gjeniale kanë nevojë për guxim, apo jo? Nuk bëhen kot.

Tonino Lamborghini:  Menjëherë, u vu në kërkim të tre inxhinierëve më të famshëm. Ishin të gjithë shumë të rinj, sapo kishin mbaruar universitetin. Punonin te Ferrari dhe Maserati. E bëri menjëherë. Dërgoi një mik për të parë terrenin dhe i tha: “Shko dhe m’i sill këtu!” Tani, pse qe e lehtë t’i merrje që andej? Nuk është kaq e lehtë të marrësh një të ri nga Ferrari apo nga Maserati apo jo? Karta fituese ishte se Lamborghini kishte treguar tashmë se dinte të prodhonte traktorë, kishte një biznes që zhvillohej prej vitesh, një kompetencë teknike, teknologjike dhe, mbi të gjitha, një sipërmarrje që kishte cilësinë më të lartë të makinerive dhe kërkimit mekanik. Tani, t’i thuash një inxhinieri, “eja me mua, të të tregoj atë që po bëj”, i jep një lloj entuziazmi. Për më tepër, duhet të marrim parasysh se Maserati i asaj kohe ishte pak i lodhur, nëse më lejoni të përdor një term të papërshtatshëm. Enzo, po, nuk kishte ndonjë karakter të lehtë, bënte zotërinë e padronin në të gjitha kuptimet. Kështu, im atë ia doli t’i merrte sa hap e mbyll sytë, duke iu thënë, “dua një makinë. E dua kështu, kështu, kështu dhe kështu.” Pra, nuk tha: “Më bëni një makinë, por e dua me këto veçori. Dua katër cilindra motori, ndezje e dyfishtë, 12 karburatorë. Dikur, të gjitha makinat, Ferrari, Maserati, AstonMartin, kishin balestra. Tani, çdokush që ka një moshë të caktuar e di që makinat, rrëshqitnin dhe dilnin nga kthesa, sepse, me balestër, makina kërcente përpjetë. Të sillje rrotat e pavarura, që sapo kishin nisur të shiheshin në Formula 1, ishte një hap i madh përpara. Kjo ishte arsyeja se pse, me këto ide shumë të qarta, këta inxhinierë të rinj u mbushën me entuziazëm të madh dhe gjithçka mori udhë me shpejtësi.Mendojeni pak që, për nëntë muaj, nëntë muaj, u prezantua prototipi i parë funksional. Sot, për nëntë muaj nuk bën dot asgjë.

Edi Rama:  A reagoi Enzo Ferrari për këtë?

Tonino Lamborghini:  Natyrisht që jo, përveç një rrëfimi të bërë me një gazetar të madh të kohës, i cili quhej Gino Rancatti… Gino Rancatti më ka dërguar një letër që e ruaj, ku thuhej se për herë të parë, Enzo Ferrari pranoi se kishte gabuar dhe se ndoshta duhej të ishte përmbajtur, sepse kishte sjellë në jetë një konkurrent.

Edi Rama:  Nga ato që kam mësuar, kam përshtypjen se intuita e tij për atë që mendonte se Ferrari duhet të bënte me motorin doli që ishte e saktë.

Tonino Lamborghini:  Po, sepse im atë e provoi vetë. Te Ferrari që digjte friksionin, montoi një friksion normal “Ferodo” që e montonte te traktorët. Përmasat përputheshin në mënyrë të përsosur, kështu që u montua, u provua dhe makina iu përgjigjej sforcimeve me zero probleme. Ja pse Ferrucio, im atë, shkoi te Ferrari, pa asnjë mendjemadhësi, pa asnjë krenari, duke thënë që, në thelb, po shkoj te një koleg, një bashkësipërmarrës, t’i them, “dëgjo, po e ndërrove këtë me këtë, problemi zgjidhet”. E bëri pa asnjë mendjemadhësi, si klient. E priti dy orë. Ndërsa priste dy orë në paradhomë – këtë ma tregonte im atë – thoshte me vete: “Unë prodhoj 52 traktorë në ditë. Kam 1 000 punonjës. Kam dy Ferrari dhe ky më lë të pres dy orë?” Pastaj, në Italinë e asaj kohe, tjetrit i drejtoheshe me “ju”. Ky vjen dhe i drejtohet me “ti”. Ferrari i flet tim ati me “ti”.

“Po pse më drejtohet me ‘ti’?”

Ato vite, kur shkoja në shkollë të mesme, nëse dikush ishte dy a tri vjet më i madh se unë, i drejtoheshe me “ju”. Më pas, natyrisht, bëheshim shokë dhe flisnim me “ti”, por, si fillim, ishte me “ju”.  “Ta marrë e mira, ky si ia lejon vetes”. Kjo dhe e  bezdiste tashmë. Pastaj, kjo qe historia. Le t’ua përcjellim edhe të rinjve. Nuk e di nëse në gjuhën tuaj keni “ti” dhe “ju”

Edi Rama:  Po, e kemi./Top Channel/

Etiketat: Edi RamaFerrariTonino Lamborghini.
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Socialistët festojnë sot fitoren e mandatit të katërt, detajet

Socialistët festojnë sot fitoren e mandatit të katërt, detajet

11 muaj më parë
“Më ka zënë be*laja me kolegët”, Rama komenton triumfin në zgjedhje: Ndoshta fitoj se…

“Më ka zënë be*laja me kolegët”, Rama komenton triumfin në zgjedhje: Ndoshta fitoj se…

11 muaj më parë
Rama ndan pamje nga Saranda: Magjike

Rama ndan pamje nga Saranda: Magjike

11 muaj më parë
VLEN: Konstruktiviteti i mbrëmshëm e zbuti retorikën r*dikale të BDI-së

VLEN uron Kryeministrin Edi Rama: Sukses që meriton respekt

11 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH