Një e treta e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut është hasur me kërkesa për ryshfet për të përfunduar shërbime në institucione, sipas raportit të fundit të Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Nga ata që janë përballur me këtë situatë, 31% kanë dhënë ryshfet për të kryer shërbimin e kërkuar.
Qytetarët e përshkruajnë situatën si problem të përhapur, veçanërisht në shërbime sociale dhe shëndetësore. Faktorët kryesorë të korrupsionit sipas qytetarëve janë dëshira për pasurim të shpejtë të zyrtarëve, mungesa e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe mungesa e mbikëqyrjes administrative.
Hulumtimi u realizua me 1000 të anketuar midis 4 dhe 25 qershor 2025.


























