Bersant Celina kishte deklaruar se goli i tij kundër Crewe muajin e kaluar ishte goli më i mirë që ka shënuar në karrierën e tij, transmeton KosovaPost.
Goditja e lojtarit kosovar u emërua si goli i muajit në “League One” për muajin nëntor pasi fitoi 51% të votave në Twitter, përcjell GazetaBlic Sport.
“Sapo e godita, e dija se po hynte”, tha Celina për faqen e internetit të klubit.
“Ishte një top i mrekullueshëm nga pjesa e pasme dhe sapo pashë hezitimin në mbrojtje, e kuptova se kisha një hap për të shënuar golin.
“Kam shënuar disa gola të mirë në karrierën time, por ky ishte më i miri.
Bersant Celina njihet si njëri nga lojtarët më teknik e taktik të përfaqësueses së Kosovës.