CIA nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump ka kryer mbikëqyrje të fshehta me dronë mbi territorin e Meksikës.
Misionet, të cilat nuk janë raportuar më herët, vijnë në një kohë kur administrata Trump po i konsideron kartelet e drogës si organizata terroriste, edhe pse përcaktimi si të tilla duhet ende të bëhet.
Dronët e përdorur, të llojit “MQ-9”, nuk janë të armatosur, por mund të pajisen me mjete për të kryer sulme me precizion të lartë. Shtetet e Bashkuara zakonisht i përdorin ato për të goditur grupet terroriste në Siri, Irak dhe Somali.
CIA ka kryer operacione mbikëqyrjeje me dronë në Meksikë edhe më parë, thonë burimet, por gjithçka është realizuar në kuadër të një programi të hartuar në partneritet me autoritetet meksikane.
Por fluturimet e fundit, për të cilat Kongresi amerikan u vu në dijeni nga administrata Trump me një lloj notifikimi të rezervuar për programet sekrete, tregon se këtë herë CIA ka ndërmend ose t’i fshehë, ose t’i mohojë operacionet e saj.


























