Sipas Institutit Hidrometeorologjik (IHK), nesër do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell, transmeton Kosova Post.
Sipas IHK-së, në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit parashihen riga lokale shiu.
Temperaturat minimale, sipas të dhënave të këtij instituti, do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s. /KosovaPost/