Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve, transmeton Kosova Post.
Sipas IHK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. /KosovaPost/