Presidenti rus Vladimir Putin nesër do të monitorojë stërvitjet e forcave bërthamore ruse, në kuadër të të cilave është planifikuar lëshimi i raketave balistike dhe të lundrimit, njofton agjencia Interfax, duke iu referuar Ministrisë ruse të Mbrojtjes, transmeton Kosova Post.
“Më 19 shkurt, Forcat e Armatosura Ruse do të kryejnë stërvitje të planifikuara të forcave të parandalimit strategjik nën komandën e komandantit suprem Vladimir Putin, gjatë të cilave do të lëshohen raketa balistike dhe të lundrimit”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, siç raportohet nga agjencia ruse. TAS S.
Sipas ministrisë, stërvitjet e parandalimit strategjik “janë planifikuar paraprakisht për të kontrolluar gatishmërinë e qendrave të komandës ushtarake, nisjen e ekipeve luftarake, ekuipazhet e anijeve luftarake, transportuesit e raketave për të kryer misionet e caktuara, si dhe besueshmërinë e armëve bërthamore dhe konvencionale. “/Kosova Post/