Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin Pressing të T7, ku ka folur për dështimin e koalicionit me Vetëvendosjen, raportet me Vjosa Osmanin dhe çështjen e përdorimit të flamurit të Ibrahim Rugovës në fushatën zgjedhore nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se ia kanë tërhequr vëmendjen kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Albin Kurtit si dhe e kanë lutur që të ketë kujdes më raportin që kishte ndërtuar me SHBA-të.
“Mendoj se jo, se përndryshe do ta kapërcenim atë situatë. Ju e dini që koalicioni u prish meqë partneri kryesor, kryeministri shkeli marrëveshjen që kishte me LDK-në. Por, ai kolicion në atë periudhë, unë mendoj që ishte në ditët e tij të fundit.
Po të vazhdonte në këtë mënyrë, ne do të largoheshim nga Qeveria. Gjatë atyre ditëve ne ia kemi tëherequr vëmendjen dhe e kemi lutur që të ketë kujdes me raportin që kishte ndërtuar, apo që po zhbënte me qeverinë e SHBA-së dhe jemi përpjekur që me shumë kujdes ti njoftojmë qytetarët”, ka thënë Shala në T7.
Ai thotë se Kurti nuk hoqi dorë nga qëndrimet e tij.
“Por zotri Kurti nuk hoqi dorë nga qëndrimet dhe nga raporti që po agrabonte dita ditës, dhe ne ia kemi bërë të qartë se nëse nuk do ta ndryshojë këtë qasje, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asaj qeverie”, shtoi ai.
Ndërsa thotë se Agim Veliu ka qenë arsyeja e vërtet e prishjes së koalicionit, por edhe nëse Veliu nuk do të shkarkohej, ata do të dilnin nga koalicionin qeverisës, për shkak të raporteve të Kurtit me SHBA-të.
Shala: Kurrë hiç, Vetëvendosja nuk ka pasur program
Shala ka folur edhe për programin e VV’së dhe profilin ideologjik të Kurtit.
Sipas tij, Vetëvendosja nuk ka pasur kurrë program. Ndërsa, kreut i saj, Albin Kurtit, i dihet profili ideologjik.
“Kurrë hiç, Vetëvendosja nuk ka pasur program. Profil ideologjik i Kurtit është i qartë, por VV’ja nuk ka pasur program kurrë”, është shprehur Shala.
Ai ia ka kujtuar kandidatit për kryeminsitër të VV’së, Albin Kurtit, se në kohën kur Kosovës iu propozua Pakoja e Ahtisarit, njerëzit u vranë në rrugë.
Kurti dhe subjekti politik i tij, Lëvizja Vetëvendosje, kundërshtuan Pakon e Ahtisarit, pako e cila me pikat e saj solli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.
“Kur erdhi pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë”, është shprehur Shala.
“Vjosa Osmanin e trajtojmë si kundërshtare”
Nënkryetari i LDK’së ka folur edhe për ish bashkëpartiaken, Vjosa Osmanin dhe raportet që ka me të.
Ai ka thënë se ish-partia e saj do ta trajtojë atë si kundërshtare.
Kjo për shkak se Osmani u largua nga LDK’ja dhe aderoi në listën e VV’së për deputete.
“Osmani është kundërshtare politike, është e tillë dhe ashtu e trajtojmë”, është shprehur Shala. Ajo ka arsyet e veta dhe duhet t’i thotë vetë, nuk më takon mua”, ka deklaruar Shala.
Tutje, ai tha se nuk i jep të drejtë Osmanit as tash, e as më parë.
“Në rrafshin politik nuk i kam dhënë të drejtë as atëherë as tani. Nuk mund të thuash ‘unë nuk arrita t’i bindi të gjithë, tash do të punojë kundër të gjithëve’. Ose duhet të rrish dhe të pranosh parimet, ose të largohesh”, ka thënë Shala.
“Në kohën e Dacit, partia është ndarë përgjysmë, në këtë rast është larguar vetëm Osmani”, shtoi Shala.
Ai ka folur për raportet që ka me Vjosa Osmanin, duke thënë se edhe tani ka raporte të mira me të.
Shala në emisionin “Pressing” në T7 tha se ajo ka punuar mirë për LDK-në.
“Raportet të mira kam edhe tani, por se nuk lidhen me atë fushatë. Ne kemi qenë kolegë dhe kemi punuar bashkë për vite të tëra. Unë mendoj dhe secili përfaqësues i LDKsë duhet të njohë të gjitha punët e mira të Vjosës në LDK, pastaj ajo ka qenë kanididatja jonë për kryeministre, imagjinoni pot ë kishim një mandat më shumë, VV-ja do të kishte një më pak dhe ajo do të ishte kryeministrja e Kosovës. Pra ato raportoe duhet të njihenm, rezultatet duhet të njihen. Statusi i sotëm është tjertër, Ajo është një kundërshtare politike”, tha Shala.
Shala ka thënë se nuk i ka dhënë të drejtë Osmanit sa i përket rrafshit politik.
“Por kam biseduar me të shumë herë, ajko ka rrëfimet e veta dhe arsyet e veta, për të gjitha ato. Ajo duhet ti thotë vetë, nuk më takon mua. Në rrafshin politik nuk i kam dhënë të drejtë as atëherë as tani”, thotë Shala.
Shala: Le ta marrin flamurin e LDK’së të gjithë, por dikur e digjnin shesheve
Shala ka komentuar edhe çështjen e përdorimit të flamurit të Ibrahim Rugovës në fushatën zgjedhore nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se ky flamur është djegur shesheve e rrugëve në periudhën e pasluftës, ndërsa sot po përdoret për fushatë.
“Le ta marrin të gjithë, shumë mirë bëjnë. Uroj që të identifikohen, ta kenë identifikim të vërtetë. E mbaj mend, besoj edhe ju, që pas luftës atë flamur e digjnin, shesheve, rrugëve, institucioneve. Sa për LDK, LDK-ja rugoviane është LDK qëndrestare, dhe qëndrestar janë ata që rrinë aty. Kjo është LDK-ja e Ibrahim Rugovës, nëse largohesh s’mund të jesh”, ka thënë Shala.g,e,