Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Diplomojnë sot 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

    Kosova dhe EASA forcojnë bashkëpunimin në fushën e aviacionit

    Deputetët e PDK-së sërish para qeverisë

    Deputetët e PDK-së sërish para qeverisë

    Grupi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë nesër mban konferencë për media

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Kurti kapet në valle në dasmë, këngëtari “ia qëndis” disa vargje me emrin e tij: “Ani moj Serbi, kufirin ta këputi, se mu më thonë Albin Kurti”

    Raportohet se është ndaluar imami i njohur Elvedin Peziq

    Abdixhiku me adresim të ri: Nga ky moment askush s’ka të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve

    Gjini: Nisma është i është ofruar Vetëvendosjes për koalicion

    Gjini reagon pas vendimit të sotëm të LDK-së

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin “pothuajse të nënshtruar” në CNN

04 Tetor 2023, 20:03
në KOMUNË
Share on FacebookShare on Twitter

Situata në Kosovë, para së gjithash rasti i Milan Radoiçiqit, është ende një temë që mbulohet në masë të madhe nga shtypi në gjuhën gjermane. Një mesazh nga qeveria gjermane: “Agresioni duhet të ndalet”.

Një ditë pas arrestimit të tij në Beograd, Milan Radoiçiq, iniciatori i sulmit të fundit të formacioneve paraushtarake serbe ndaj policëve të Kosovës, është liruar nga paraburgimi, raportojnë mediat gjermane, përcjell Deutsche Welle. Agjencia gjermane DPA bën të ditur se gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Beograd ka refuzuar kërkesën e prokurorit për paraburgim prej 30 ditësh.

“Biznesmeni dhe politikani kosovar-serb nuk lejohet të largohet nga Serbia apo vendbanimi i tij, nuk i lejohet të udhëtojë në Kosovë dhe duhet të paraqitet në polici në fillim dhe në mes të çdo muaji. I është konfiskuar pasaporta”, shkruan DPA.

Siç transmeton “Danas“, agjencia gjermane DPA rikujton se Radoiçiq “e ka pranuar publikisht përgjegjësinë për sulmin e militantëve serbë ndaj policëve në veri të Kosovës më 24 shtator”. Gjithashtu thuhet se Radoiçiq, siç ka njoftuar prokuroria publike, akuzohej se nga janari i vitit 2023 deri më 24 shtator në Tuzla të Bosnja e Hercegovinës ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese dhe i ka fshehur në ndërtesa dhe pyje të braktisura në Kosovë. Si drejtues i grupit ai ka vënë njerëzit në rrezik gjatë aksionit të 24 shtatorit në Banjskë”, përcjell Telegrafi.

“Gjatë seancës dëgjimore me prokurorin, Radoiçiq mohoi aktet kriminale, por më herët”, siç raportohet, “publikisht ka deklaruar se ka dashur ta inkurajojë popullin e Kosovës në rezistencën ndaj regjimit të (kryeministrit) Albin Kurti”.

“Agresioni duhet të ndalet”

Gazeta “Tagesspiegel” shkruan se ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) nuk e përjashton mundësinë e rritjes së numrit të ushtarëve gjermanë në misionin e KFOR-it, por shtoi se kjo nuk është planifikuar aktualisht. “Ne po monitorojmë situatën”, tha Pistorius, “dhe do të reagojmë nëse është e nevojshme shumë, shumë shpejt”.

Mediat përcjellin edhe deklaratën e ministrit gjerman të Bujqësisë Cem Özdemir (Partia e të Gjelbërve), që aktualisht ndodhet në një turne nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili vlerëson se “veprimet e fundit kërcënuese të Serbisë, e veçanërisht sulmet ndaj Kosovës, që kanë ardhur nga territori serb, janë krejtësisht të papranueshme”.

Vuçiq në CNN – “pothuajse i nënshtruar”

Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se pas të shtënave në veri të Kosovës, Beogradi dhe Prishtina iu rikthyen luftës së fjalëve. “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur një paraqitje atipike në CNN të hënën në mbrëmje. Vuçiq, i cili shpesh herë i vë në skenë paraqitjet e tij në mediat serbe si drama – kur gjëmon, psherëtin dhe qorton gazetarët – ishte pothuajse i nënshtruar në raport me Christiane Amanpour në CNN. Ai tha se i respekton gjetjet e shërbimeve të inteligjencës amerikane, por se ato nuk janë të sakta në lidhje me dislokimin e pretenduar të ushtrisë serbe”.

Gazeta transmeton edhe deklaratën e Vuçiqit nga ajo intervistë se “aktualisht janë vetëm 4,400 trupa në ‘vijën administrative’ me Kosovën dhe trupat nuk janë në gatishmëri të lartë, por po monitorojnë situatën”. Vuçiq u bëri thirrje forcave të KFOR-it, të udhëhequra nga NATO, që të marrin përgjegjësinë për sigurinë në veri të Kosovës. Kjo është mënyra e vetme, vlerëson ai, që serbët të ndihen të sigurt atje”.

Sipas gazetës zvicerane, synimi i presidentit të Serbisë është “të dobësojë edhe më tej kontrollin e Prishtinës mbi atë zonë”. Vuçiq gjithashtu “vazhdon të mohojë se Serbia ishte e përfshirë në sulmin në Banjskë. Ai e dënoi atë akt dhe tha se ishte shprehje e dëshpërimit të serbëve të shtypur nga Prishtina dhe theksoi se veprime të tilla të njëanshme e dëmtojnë vendin e tij. Në fund të fundit, thotë ai, negociatat e fundit me Kosovën shkuan në dobi të Beogradit”, përcjell Noje Zircher Zeitung fjalët e Aleksandar Vuçiqit. Dhe vlerëson:

“Fjalët e tij dëshmojnë se Vuçiq nuk i hodhi poshtë plotësisht veprimet e sulmuesve të armatosur mirë: jo shumë kohë pas sulmit, ai u ankua për gjoja ‘spastrimin etnik’ të cilit i nënshtrohen serbët në Kosovë. Ndërmjetësuesit e BE-së nuk reaguan mjaftueshëm ndaj asaj retorike krejtësisht të ekzagjeruar dhe ndonjëherë nxitëse në muajt e kaluar, përkundrazi e rritën presionin ndaj palës kosovare në mënyrë joproporcionale”, shkruan gazetari gjerman dhe përfundon:

“Edhe pse Vuçiq publikisht pretendon se nuk dëshiron luftë, pyetja është se çfarë dëshiron në të vërtetë. Paqe? Diplomatët evropianë duhet të kërkojnë më me vendosmëri përgjigje detyruese, nëse duan të merren seriozisht në vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në fund të komentit të publikuar në Süddeutsche Zeitung.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Diplomojnë sot 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Diplomojnë sot 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

55 minuta më parë
Kosova dhe EASA forcojnë bashkëpunimin në fushën e aviacionit

Kosova dhe EASA forcojnë bashkëpunimin në fushën e aviacionit

2 orë më parë
Deputetët e PDK-së sërish para qeverisë

Deputetët e PDK-së sërish para qeverisë

2 orë më parë
Grupi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë nesër mban konferencë për media

Grupi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë nesër mban konferencë për media

10 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH