Çifti i njohur bëhen prindër të një vajze

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, janë bërë prindër për herë të dytë.

Top Channel bën të ditur se çifti i njohur kanë pritur në jetë një vajzë dhe e kanë pagëzuar me emrin Enkeleida.

Mungesa e kapitenit në ndeshjen e bamirësisë të luajtur më 10 janar, thuhet se ishte pikërisht për këtë arsye, pasi që ylli i futbollit po priste ardhjen në jetë të vogëlushes së tij.

Ndryshe, Cana dhe Monika janë prindër edhe të një djali, të cilin e kanë quajtur Boiken.

Kujtojmë që 36-vjeçari dhe bukuroshja italiane e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre në vitin 2014.

 

Të ngjajshme

Te fundit

Te tjera nga rubrika

Më të lexuarat