Sipas renditjes nga “passportindex”, pasaporta zvicerane është e pesta në botë.
Çdo vit “passportindex” rendit pasaportat më të fuqishme në botë, në bazë të vendeve ku mund të udhëtoni pa vizë.
Pasaporta zvicerane renditet lartë, përkatësisht në vendin e pestë. Me pasaportë zvicerane mund të udhëtosh pa problem në 152 vende. Ngjashëm janë edhe Suedia, Danimarka, Austria, Luksemburgu, Koreja e Jugut, Zelanda e Re.
Para tyre janë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mund të udhëtosh në 160 vende. Finlanda dhe Italia renditen në vendin e dytë me 153.
Pasaporta më e dobëta është e Irakut dhe Afganistanit, ku mund të shkosh vetëm në 34 vende, shkruan albinfo.ch. Kosova renditet në vendin e 77-të, me 49 vende që mund t’i vizitosh, kurse Shqipëria është në vendin e 35-të me 102 shtete ku mund të udhëtosh.