Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka thënë përmes një shkrimi në Facebook se Serbia, ndonëse vend kandidat për anëtarësim në BE, rrallë, për mos me thanë kurrë, i përafron vendimet e politikës së jashtme me BE.
Përmes një shkrimi, në Facebook, ambasadorja Çitaku ka përmendur shitblerjen e armëve e votimet në OKB.
Tutje ka shkruar Çitaku se “Prej raporteve me Rusinë e Kinën e shit-blerjet e armëve, deri tek votimet skandaloze në OKB dhe shkelja e sanksioneve ndërkombëtare, vendimet e Serbisë dhe politika e saj e jashtme janë kryesisht, nëse jo ekskluzivisht, në kundërshtim me vendimet e BE”
“Asnjëherë Brukseli nuk ka ia ka tërhjekur vërejtjen Serbisë. Së paku jo publikisht. Pērjashtim bënë këtu hapja e ambasadës në Jerusalem, ku BE ka qortuar publikisht edhe Serbinë edhe Kosovën. Spo foli ma tutje, po ka emër për këtë lloj diferencimi”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në Facebook.
Postimi i plotë në Facebook: