Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shtruar pyetje publike për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me situatën politike në vend.
Ajo ka thënë se presidentja Osmani është duke heshtur dhe se sipas saj “në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim”.
Çitaku e ka pyetur Osmanin, se cili është mendimi i saj dhe se a dallon ai nga mendimi i kryeministrit Albin Kurti.
“Heshtja nuk është gjithmonë flori. Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim. Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të?”, ka shkruar mes tjerash Çitaku në Facebook.
Ndryshe nga liderët tjerë vendor, presidentja Osmani ende nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.
Postimi i plotë:
Heshtja nuk është gjithmonë flori.
Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim.
Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të?
Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë nga ju. Konkretisht çka mendoni? Jo fraza.
Tërë karrierën politike e keni ndërtuar në antagonizma. Por, atëherë ka qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën…
E tash? Pse po heshtni?
Nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota e për likes në facebook


























