Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, janë takuar sot në Shtëpinë e Bardhë, duke përshëndetur lidhjet mes aleatëve shumëvjeçarë.
Zyra e Sunak tha se kryeministri, në udhëtimin e parë në Shtëpinë e Bardhë në këtë rol, do t’i dhuronte Bidenit të enjten relike të prejardhjes së tij angleze, duke përfshirë një kopje të librit të stërgjyshit të Bidenit, Christopher Biden, Disiplina detare: Nënshtrimi në kundërshtim me mosbindjen.
Biden ka trashëgimi irlandeze dhe angleze dhe në një udhëtim në Irlandë në muajin prill e përshkroi librin e marinarit të shekullit të XIX-të si udhëzuesin e Marinës Mbretërore për të luftuar kryengritjen, raporton